Aksident në Shkodër, 30 vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër. Një automjet ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonte një 30 vjeçar. I riu ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Express