Aksident në Lushnje, polici në gjendje të rëndë

Një polic është aksidentuar në hyrje të qytetit të Lushnjes, duke marrë plagë të rënda.

Një polic është aksidentuar në hyrje të qytetit të Lushnjes, duke marrë plagë të rënda.

Efektivi i policisë që ka pësuar aksidentin është Fatjon Nikaj, i cili është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Makina që drejtonte Nikaj doli nga rruga dhe u përplas me një objekt. Shkak për aksidentin mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë.