Aksident në Lushnjë, lëndohen 3 fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Aksidenti ka ndodhur në njësinë administrative Allkaj.

Një mjet tip golf me drejtues shtetasin Redon Cemeri, ka aksidentuar 3 fëmijë nxënës shkollë. Si pasojë e këtij aksidenti 3 fëmijët kanë mare lëndime, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Lushnje/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.