Aksident në kryqëzimin e Shënkollit, kamionçina përplaset me veturën

Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e Shënkollit në Lezhë.

Një kamionçinë është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë e përplasjes dyshohet për katër persona të plagosur, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.