Aksident në Gramsh, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur, dyshohet se janë sirianë

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gramsh me dy të vdekur. Nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Cekrez të Gramshit.

Makina fuoristradë ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Sakaq mësohet se 8 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Paraprakisht thuhet se janë emigrantë siriane, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia, transmeton ABC News.

Aksidenti ka ndodhur 3 km larg qytetit të Gramshit, tek ish-depot e ushtrisë. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.