Aksident në Elbasan, tre të lënduar, mes tyre dhe një fëmijë 6 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku një makinë është përplasur me një furgon dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, përfshi këtu dhe një fëmijë 6 vjeç.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin furgon  tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K..

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”-njofton policia./Express