Aksident në “Ali Demi”, një person i paidentifikuar në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në një nga rrugët periferike të kryeqytetit, ku një person është goditur nga një automjet që drejtohej prej një femre me inicialet G.S, transmeton CNA. Si pasojë e goditjes një person i seksit mashkull ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital në gjëndje të renduar shëndetësore.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shtetit.

Sipas deklaratës së Policisë: “…Në rrugën “Ali Demi”, automjeti me drejtuese shtetasen G.S, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar”.