Aksident në aksin Korçë-Pogradec, në gjendje të rëndë një person

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, transmeton Lapsi.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është plagosur rëndë një person.

I plagosuri i cili tashmë është transportuar në spital, ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.