Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagoset shoferja

Ndër të tjera mësohet se makina ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por nga goditja ka ndryshuar korsi.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, ku një automjet që drejtohej nga një grua në tentativë për ti shpëtuar përplasjes me një kamion me targa Kosove, është përplasur me anësoret e rrugës.

Për shkak të dëmtimit të makinës, drejtuesja e automjetit e cila ka marrë plagë të shumta në trup, ndodhet akoma në makinë, po punohet për nxjerrjen e saj.

Ndër të tjera mësohet se makina ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por nga goditja ka ndryshuar korsi.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al