Automjeti ka përplasur një këmbësor në vendin e quajtur Paçram, dhe për shkak të plagëve të rëndë, ai ka ndërruar jetë.
Mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Rr. B. 26 vjeç banues në Ishull Lezhë, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Z. U. 63 vjeç banues në fshatin Paçram, Vau i Dejës.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.