Aksident i rëndë në rrugën e Kavajës, 21-vjeçari përplaset nga kamioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të rrugës së Kavajës në Tiranë, ku një kamion ka përplasur një shtetas që udhëtonte me biçikletë.

Policia ka njoftuar se fjala është për shtetasin me inicialet F.B, 21 vjeçar. I riu është dërguar në spital për mjekin, ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:25 në rrugën e “Kavajës” kamioni me drejtues P. N ka përplasur çiklistin shtetasin F. B.,21 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar çiklisti shtetasi F. B i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i kamionit shtetasi P. N u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ,ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./Express