Aksident i rëndë në kryqëzimin e Rinasit, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Vorë në vendin e njohur si kryqëzimi i Rinasit.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e të plagosurve si dhe gjendja e tyre, ndërkohë që policia ndodhet në vendgjarje./CNA.al