Aksident ajror në Rusi, 1 i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Ministri i Transportit, Ditrih tha se kontrollori i turnit në aeroportin "Vladimir Begijan", i cili ishte ndër të parët që reagoi pas incidentit, vdiq nga një sulm kardiak në vendngjarje

Ministri rus i Transportit, Jevgenij Ditrih konfirmoi se një supervizor në aeroportin në Sochi ka vdekur gjatë kohës së intervenimit kur një avion me rastin e aterimit huqi fundin e pistës dhe përfundoi në shtratin e lumit pas së cilës mori flakë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 18 persona janë plagosur në aksidentin i cili ndodhi pas mesnate, kur Utairov Boeing 737 i cili fluturonte nga Moska me 164 pasagjerë në bord dhe 6 anëtarë të ekuipazhit po ateronte.

Menaxhmeti i aeroportit njoftoi se zjarri është fikur për 8 minuta.

Ministri Ditrih tha se kontrollori i turnit në aeroportin “Vladimir Begijan”, i cili ishte ndër të parët që reagoi pas incidentit, vdiq nga një sulm kardiak në vendngjarje.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.