A mund ta shkatërrojnë hidrocentralet Vjosën, lumin e fundit të egër të Europës?

Figura të njohura si aktori Leonardo DiCaprio, i kanë dalë në krah organizatave vendore EcoAlbania dhe atyre ndërkombëtare si RiverWatch dhe EuroNatur, për tí dhënë forcë fushatës.

Fushata për të ruajtur një prej lumenjve më të paprekur të Europës, me mbështetjen e një sërë figurash të njohura ndërkombëtare, ka filluar.

Historia e turbullt e Ballkanit lë nën hije faktin se është vendbanimi i një prej “”lumenjve të fundit të egër” të Europës. Së bashku, ata kanë njëvlerë të jashtëzakonshme ekologjike.

Një prej tyre, lumi Vjosa që rrjedh në Shqipëri, është edhe lumi më i gjatë në kontinent. Nga malet e Greqisë derdhet në detin Adritatik, ka një sipërfaqe prej 300 kilometrash e rrjedha e tij është krejtësisht e pa penguar nga barrierat artificiale, siç janë hidrocentralet.

Përveç kësaj, lumi dhe rrjedha janë habitati i mbi 1.100 specieve, shumë prej të cilave në rrezik.

Familjet që jetojnë në zonat përreth kanë një lidhje të fortë shpirtërore me të, ndaj duan që Vjosa të ruhet ashtu siç është.

“Sipas një sondazhi të opinionit publik që u krye në dhjetor, 94 për qind e shqiptarëve janë në favor të shpalljes së Vjosës si park kombëtar”, thotë Besjana Guri, aktiviste e EcoAlbania.

Cilësimi “park kombëtar” do ta mbronte atë nga shfrytëzimi.

Liderët politik të Shqipërisë kanë pohuar se do të anulojnë projektet për ndërtimin e HEC-eve, por aktivistët kanë frikë se këto mund të jenë thjesht fjalë boshe.

Figura të njohura si aktori Leonardo DiCaprio, i kanë dalë në krah organizatave vendore EcoAlbania dhe atyre ndërkombëtare si RiverWatch dhe EuroNatur, për tí dhënë forcë fushatës.

Pjesë e kësaj fushate, dokumentari me metrazh të shkurtër “Vjosa Forever” nga Patagonia, ka marrë në pyetje qytetarët në mënyrë që ata t’i japin zë shqetësimeve të tyre dhe të tërheqin vëmendjen e mbarë botës mbi katastrofën mjedisore që mund të pasojë nëse nuk lumi nuk mbrohet.

A furnizojnë energji të pastër hidrocentralet?

Pjesa e debatueshme e kësaj fushate është fakti se hidrocentralet janë një formë e energjisë si ripërtëritshme, që do të thotë se sjell ndotje për ambientin.

Krahasuar me burime të tjera të energjisë së ripërtëritshme, hidrocentralet kanë një kapacitet depozitimi më të qëndrueshëm e të sigurt se energjia diellore dhe nga era.

Por nga ana tjetër, është i vetmi burim energjie që ka sjellë zhdukjen e disa specieve, pretendon Patagonia.

91 për qind e HEC-eve të Ballkanit prodhojnë shumë pak rrymë, por kanë pasoja të konsiderueshme mbi mjedisin dhe njerëzit.