8 nga 10 studentët më të mirë në Universitetin Teknik të Stambollit shqiptarë

Tetë nga 10 studentët më të mirë në Universitetin Teknik të Stambollit janë shqiptarë...

Tetë nga 10 studentët më të mirë në Universitetin Teknik të Stambollit janë shqiptarë.

Portali turk i lajmeve “ari24haber”, bëri të ditur se sipas listës së shpallur nga universiteti në periudhën 2019-2020, në vendin e parë ishte Emiljo Mehillaj në degën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit, Bianka Pajo në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka në degën e Ekonomisë me mesatare 3,99. Arlind Billa i Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit dhe Xhoela Bame i Biologjisë Molekulare dhe Gjenetikës ndanë vendin e dytë me një mesatare prej 3.96.

Në vendin e tretë ishte Alket Çiku i Inxhinierisë së Ndërtimit me një mesatare prej 3,94.

“Vlen të përmendet që 8 studentët e parë në renditje ishin nga Shqipëria. Ida Gjergji, e cila u rendit e para me një mesatare prej 4.0 vitin e kaluar, ishte gjithashtu nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë, edhe vendi i parë, i dytë dhe i tretë i departamenteve të Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit janë mes 10 vendeve të para”, shkruan “arihaber24”.