Liberia “tërheq” njohjen e Kosovës

Lufta e pa kompromis e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës po vazhdon, e tani sidomos në fushën e njohjeve.

Kësaj radhe është raportuar se Liberia është shteti i radhës, i cili ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndër të tjera mediat serbe shkruajn se Ministri i Punëve të Jashtme të Liberisë Gbezongar Milton Findley i dorëzoi letrën e parë Ministrit të Punëve të jashtme, Ivica Daçiq, mbi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që po zhvillohet dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Në shënim thuhet se Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës “në bazë të dijes se Beogard nuk është gati të negociojë një zgjidhje me krahinën jugore të Kosovës”.

Sipas mediave serbe shteti i parë që ka tërhequr njohjen është Surinami, i cili vendosi këtë më 27 tetor 2017. Ai ndryshoi mendjen për Sao Tome dhe Prinsipe, dhe në fund të vitit të kaluar, Guinea Bisau gjithashtu tërhoqi njohjen.

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç kishte njoftuar se në vitin e kaluar Burundi tërhoqi njohjen.
Mirëpo këtë gjë e kishte mohuar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili kishte thënë se shteti afrikan Guinea Bissau nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës, raporton “Informatat”.

“Njohja e Guinea Bissau nuk është tërhequr, Kosova është njohur në vitin 2010 me një notë verbale nga presidenti që nuk jeton më”, kishte deklaruar Pacolli.

Liberia e njohu Kosovën më 30 maj