Ushtria izraelite bombardoi ndërtesën ku gjendet edhe zyra e Anadolu Agency (AA) brenda Rripit të Gazës në bllokadë.
Sipas informacionit të gazetarëve të AA-së nga Gaza, forcat izraelite realizuan të shtëna paralajmëruese në ndërtesën ku gjendet edhe zyra e AA-së.
Punonjësitë e AA-së, menjëherë pas të shtënave paralajmëruese, me gjërat që kanë mundur t’i marrin me vete kanë shprazur ndërtesën. Pas një kohe të shkurtër, avionat luftarake izraelite me të paktën 5 raketa realizuan sulm ajror, si pasojë e së cilës ndërtesa u shkatërrua plotësisht.
Gjendja e punonjësve të Anadolu Agency është e mirë, ndërsa ende nuk ka informacione rreth viktimave.