tudentët të cilët morën pjesë në garën “Shteti im Turqia” të organizuar nga Federata e Shoqatave të Studentëve Ndërkombëtarë (UDEF), dashurinë e tyre për Turqinë e treguan me poezi, tregime dhe filma të shkurtër, raporton Anadolu Agency (AA).
Sot u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të garës së organizuar nga UDEF, ku AA është Partner Global i Komunikimit.
Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan dha çmimin për studentin nga Republika Demokratike e Kongos, Kasongo Kaloba Abdoulkarim, i cili mori vendin e parë në kategorinë e filmit të shkurtër.
Duke shprehur emocionohet kur të sheh studentë nga e gjithë bota që vijnë në Turqi, ministri Turhan tha se “Turqia e cila nuk është e kufizuar vetëm me 780 mijë kilometra katrorë, është shteti i të gjithë të shtypurve dhe të atyre që i besojnë Zotit. Është një shtet, lideri i të cilit është Recep Tayyip Erdoğan, i cili lufton për shpëtimin e të shtypurve nga persekutimet dhe që i jep të drejtën atij që ka të drejtë”.
Ai tha se për sigurimin e paqes në botë të gjithë njerëzit duhet ta duan njëri tjetrin. “Ne të krijuarin e duam për shkak të besimit që kemi për Krijuesin. Për ne nuk është me rëndësi që certifikatën e lindjes t’i shkruajë se është shtetas i këtij vendi. Për ne me rëndësi është që të jetë njeri dhe i krijuar nga Krijuesi”, tha Turhan.
Turhan më tej vuri në dukje se e ardhmja e botës është në duart e gjeneratave të reja. “Ju do të themeloni një botë të re. Duhet që të luftoni që të drejtën t’ia dorëzoni atij që ka të drejtë. Ju do të jeni drejtues të një bote që e realizon atë. Nuk keni shumë kohë për këtë”, tha ai.
– “Jemi bërë ndërmjetësues që studentët të shprehin veten e tyre”
Kryetari i Përgjithshëm i UDEF-it, Mehmet Ali Bolat deklaroi se në Turqi ndodhen 143 mijë studentë nga mbarë bota. “Synojmë që të bëhemi nikoqirë të studentëve që vijnë në shtetin tonë, miqësimin e tyre ndërmjet vetes dhe që të bëhen njerëz të aftë të cilët njohuritë e përfituara në shtetin tonë t’i bartin në gjeografi të ndryshme”, tha ai.
Ai nënvizoi se i kushtojnë rëndësi procesit të adaptimit kulturor dhe social të studentëve që vijnë në Turqi. Bolat thotë se me garën e organizuar në 3 kategori është bërë që studentët të shprehin veten e tyre.
Gara është realizuar në kategoritë si film i shkurtër, poezi dhe tregim. Studenti nga Afganistani, Atila Atavash zuri vendin e parë në kategorinë e poezisë, ndërsa studenti i Fakultetit të Teologjisë i cili është strehuar në Turqi pasi ka ikur nga lufta, mori vendin e parë në kategorinë e tregimit.