Agron Tufa në Shkodër, rrëfen kampet komuniste të vdekjes

Shoqata Perpjekje në bashkëpunim me Bibliotekën publike "Marin Barleti" organizuan veprimtarinë kulturore me temë "Letërsia dhe vuajtja" ku i ftuar ishte shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa.

Në ambiente e bibliotekës “Marin Barleti” është zhvilluar veprimtaria kulturore “Letërsia dhe Vuajtja” në bashkëpunim me shoqatën “Përpjekje”. Fokus i këtij takimi ishte leximi i teksteve të shkruara mbi përvojën e shqiptarëve në kampet komuniste të vdekjes.

Agron Tufa, publicist dhe referues në këtë takim shprehet se rikthimi i teksteve që flasin për komunizmin janë një tregues që e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë në një unitet të plote për historinë e Shqipërisë.

Kordinatori i këtij aktiviteti, Gëzim Puka shprehet se ndihet i nderuar nga prezenca e publicistit Agron Tufa.

Ky takim ishte ndër më të veçantët e organizuar në bibliotekën “Marin Barleti” në kuadër të Javës së Pavarësisë pasi solli në vëmendje një nga periudhat më të diskutuara të historisë shqiptare.