Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të dhënë informacione nëse kanë dijeni apo informacion se ku ndodhet autori i vrasjes së 35-vjeçares në maternitetin e Prishtinës.
Që prej mbrëmjes së djeshme policia është në kërkim të Sokol Halilit, i cili dyshohet se mund të jetë larguar edhe jashtë vendit.
35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur 31-vjeçari e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.
Njoftimi i Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim. Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.
I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.