45 vjeçarja nga Tirana hidhet nga kati i pestë i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë në rrugën “Hysen Gjura”, ku një grua është hedhur nga kati i pestë i banesës së saj.

Si pasojë e lartësisë së konsiderueshme 45 vjeçarja ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja  S. H., 42 vjeçe,  ku si pasojë ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.