18-vjeçarin shqiptar duan ta largojnë nga Anglia, aktori i madh i del në mbrojtje

Anglia do ta deportojë, 11 mijë veta i dalin në krah të riut shqiptar, bashkohet aktori i njohur...

Samet Mata, 18 vjeç, aplikoi për azil në Britaninë e Madhe, por kërkesa e tij u rrëzua nga Zyra e Emigracionit. Megjithatë, qytetarët e Bristolit janë ngritur në këmbë për të kundërshtuar këtë vendim.

Ata kanë nisur një peticion për të ndaluar deportimin e 18-vjeçarit shqiptar dhe deri më tani janë mbledhur plot 11.000 firma. Fushatës për qëndrimin e tij në Angli po i bashkohen edhe yje të televizionit. Një prej tyre është edhe aktori Joe Sims, i cili është përfshirë në këtë fushatë. Ai i kërkoi qytetarëve që të firmosin peticionin dhe të bindin qeverinë që të ndryshojë mendje për Sametin.

“Do t’i lutem të gjithëve që ta ndihmojnë këtë djalosh, i cili është përballur me shumë vështirësi. Ai meriton që të realizojë ëndrrat e tij dhe të qëndrojë këtu për të vazhduar trajnim për t’u bërë marangoz”, u shpreh ai.Rezultate imazhesh për Samet Mata

I riu po mëson zanatin e marangozit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai u trafikua në Britaninë e Madhe në moshën 15-vjeçare. Por fatmirësisht arriti të arratisej. Ishte John Strokes, personi që ka nisur edhe peticionin, i cili e mori në kujdestari.

Por pasi mbaroi shkollën dhe shkoi në kolegj, Sametit i thanë se kërkesa e tij kundër deportimit u rrëzua. Kjo, pasi Zyra e Emigracionit lejon fëmijët si Sameti që të qëndrojnë në Britani deri në moshën 18-vjeçare.

Mirëpo pasi e kalojnë moshën ata deportohen. Ndërkohë, John Strokes tregoi se duhet të bëhet kujdes me fëmijët, sidomos ata shqiptarë, pasi në këto kohë po shfrytëzohen shumë nga bandat kriminale dhe skllavëria moderne.

“Djemtë “ushtarë” si Sameti janë të lodhur, të traumatizuar, të harruar”, tha Strokes, i cili prej dy dekadash ka marrë në kujdestari të paktën 70 të rinj.Rezultate imazhesh për Samet Mata

Ndërkohë rasti i Sametit ndjek atë të një tjetër djaloshi shqiptar. Kujtojmë se disa kohë më parë edhe Stiven Bregu rrezikonte deportimin. Por pas një fushatë të madhe të mësuesve kundër këtij vendimi atij iu lejua qëndrimi dhe tani po ndjek praktikën në një firmë finance.

‘’Ishte një kënaqësi e madhe të takoja Sametin. Do të nxisja këdo që ta ndihmonte këtë djalë, i cili ka kaluar shumë peripeci, që të realizojë ëndrrën e tij që të qëndrojë këtu dhe të bëhet një zdrukthëtar i zoti’’, shprehet aktori Joe Sims pas takimit me djaloshin Mata.

Rasti i Samet Matës pason atë të Stiven Bregut, por mësuesit e tij falë një fushatë gjerë publike arritën të detyronin autoritetet angleze të lejonin Bregun të fitonte nënshtetësinë britanike. Njësoj si Mata, Bregu kishte mbërritur si refugjat në moshën 14-vjeçare, ai u birësua nga familje dhe më pas ndoqi studimet në ‘’St. Mary Redcliffe’’.Rezultate imazhesh për Samet Mata