11 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri

11 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë tha se nga 1961 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 230 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.

Në të gjithë vendin janë 8 012 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (08 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          230

Të shëruar në 24 orë       266

Të shtruar në spitale       176

Humbje jete në 24 orë     11

Testime ditore                 1961