Zyrtarët amerikanë dhe kurdë diskutojnë për qeverinë e re të Irakut

Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë të Washingtonit janë takuar me zyrtarë të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARK) për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të formuar një qeveri të re federale në Bagdad...

Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë të Washingtonit janë takuar me zyrtarë të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARK) për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të formuar një qeveri të re federale në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takim morën pjesë Brett McGurk, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për luftën kundër grupit terrorist DEASH, i cili u takua me kreun e Këshillit të Sigurimit të ARK-së, Masrour Barzani. Ambasadori i SHBA-ve në Irak, Douglas A. Silliman dhe konsulli i përgjithshëm në Erbil, Steven Fagin, po ashtu morën pjesë në takimin e sotëm.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Barzanit, takimi i mbajtur në kryeqytetin administrativ të ARK-së, Erbil, u ndal në përpjekjet e vazhdueshme për të formuar qeverinë e ardhshme në Bagdad dhe për “rolin e ARK-së në këtë drejtim”.

Gjatë takimit, Barzani theksoi rëndësinë e “bashkëpunimit afatgjatë ushtarak dhe të sigurisë”, midis ARK-së dhe Washingtonit.

Të shtunën, Parlamenti zgjodhi politikanin sunit Mohamed al-Halbusi në postin e shtëpisë ligjvënëse.

Sipas kushtetutës së Irakut, asambleja tani ka 30 ditë për të zgjedhur me një shumicë prej dy të tretash, presidentin e ardhshëm të vendit.

Presidenti pastaj do të angazhojë bllokun e shumicës në Parlament për formimin e një qeverie të re, e cila duhet të kthehet në asamble për miratim përfundimtar.