Zyrtare/ Rama propozon ish ministrin e Berishës për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë,raporton Top Channel.

Mes emrave që qeveria ka çuar për miratim, bie në sy ai i ish ministrit të Financave, në qeverinë Berisha, Ridvan Bodes.

Ky i fundit, është propozuar bashkë me Suela Popën dhe Edlira Luçin, si të përzgjedhur nga një listë prej 38 aplikantësh.

Anëtarët e këshillit Mbikqyrës të bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.