Nderim Nexhipi largohet zyrtarisht nga Kukësi. 37-vjeçari i lindur në Shkup ka ndërprerë marrëdhëniet me klubit verilindor, ku mbante rolin e drejtorit sportive që nga viti 2017. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare, klubi i Kukësit sqaron se Nexhipi, ka dhënë dorëheqjen në detyra e tij në fund të sezonit.
Njoftim i klubit!
“Nderim Nexhipi nuk është më pjesë e klubit të Kukësit. Pas përfundimit te sezonit, Nexhipi ka paraqitur dorëheqjen në klub.
Klubi i Kukësit e falënderon Nexhipin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen.”
Arsyet e ndarjes nuk janë sqaruar, por kuptohet që peshën kryesore e kanë rezultatet e dobëta të skuadrës në sezonin që lamë pas, teksa për herë të parë që pas ngjitjes në Superiore, Kukësi nuk ia doli të fitonte një vend në garat europiane. Duhet kujtuar që në filli të qershorit Kukësi ndau rrugët edhe me trajnerin Mirel Josa, nën drejtimin e të cilit skuadra verilindore nuk i përmbushi pritshmëritë, duke e mbyllur kampionatin në vendin e gjashtë.