Zyrtare: Juventus arrin akordin me yllin e Lyon

Tifozët presin De Ligt, Juventusi blen fantazistin e Lyonit...

Të gjithë presin zyrtarizimin e De Ligt, por Juventusi ka arritur të mbyllë mbrëmjen e sotme një tjetër transferim. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e Lyonit, Hamza Rafia, i cili nga sot është një futbollist i skuadrës bardhezi.

Drejtuesit e Juventusit paguan 400 mijë euro për fantazistin, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë një sërë bonusesh, që nëse kapin vlerën totale të 5 milionë eurove dhe për më tepër, Lyoni ka ruajtur 20 % të vlerës së kartonit.

Zyrtarizimin e ka bërë vetë Lyoni, që ka shpjeguar se futbollisti i Lionit B është transferuar te Juve, por Lyon mban 20% të kartonit për transferimin e ardhshëm, si dhe do të marrë deri në 5 milionë euro në bonuse, nëse Rafia do të bashkohet me ekipin e parë.

Rafia ka luajtur vetëm me të rinjtë e Lyonit dhe nuk ka debutuar në Ligue 1, ndërsa te klubi bardhezi do t’i bashkohet Juventusit U23, që drejtohet nga Fabio Pecchia, me shpresën që do të thirret edhe nga Maurizio Sarri.Image result for Hamza Rafia juventus