Zv/ministarat italianë të shëndetësisë dhe arsimit pozitv me Koronavirus

Ditë më parë kisha kontakt me një person që ishte pozitiv ndaj virusit. U izolova që në momentin e parë kur u shfaqën simptomet. Bëra testin dhe rezultova pozitiv ndaj virusit", ka shkruar zv/ministri i Shëndetësisë

Me koronavirus janë infektuar dhe dy zëvendësministra italianë, ai i shëndetësisë dhe arsimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Infektimi me koronavirus në Itali vazhdon të përhapet. Në 24 orët e fundit janë prekur rretn 1.500 veta, kurse në mesin e tyre janë dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë Pierpaolo Sileri dhe zëvendësministrja e Arsimit, Anna Ascani, njoftuan vetë këta zyrtarë italianë.

Si pasojë e koronavirusit në Itali kanë vdekur 1.266 veta, kurse 17.660 janë prekur nga virusi i cili po përhapet edhe midis politikanëve.

“Ditë më parë kisha kontakt me një person që ishte pozitiv ndaj virusit. U izolova që në momentin e parë kur u shfaqën simptomet. Bëra testin dhe rezultova pozitiv ndaj virusit. Zbatoj masat e lëshuara nga Ministria e Shëndetësië”, ka shkruar Sileri.

Mediat lokale theksojnë se pozitv ndaj koronavirusit ka rezultuar dhe asistentja e ministrit të Shëndetësisë, e cila ndodhet në karantinë në Ascana.

Sipas masave të fundit, kompanitë vazhdojnë të punojnë edhe më tej, por punëtorët kanë refuzuar të shkojnë në punë për shkak të shqetësimeve të shëndetit dhe sigurisë.

Kryeministri i vendit Giuseppe Conte ka thënë se pas orës 18, me sindikatat do të nënshkruajë një protokoll për zbatimin e masave të sigurisë në vendet e punës.

Sipas marrëveshjes, kompanitë të cilat nuk marrin masat e nevojshme paraprake kundër virusit, do të mbyllen sa më shpejt që të jetë e mundur.