Zlatko Daliç: Do ta përmbysim traditën!

“Nëse fitojmë Kupën, askush nuk do të jetë më krenar për ne sesa ne vetë, që vijmë nga një komb kaq i vogël. Në rast se humbasim, do të përgëzojmë kundërshtarët”.

“Nëse fitojmë Kupën, askush nuk do të jetë më krenar për ne sesa ne vetë, që vijmë nga një komb kaq i vogël. Në rast se humbasim, do të përgëzojmë kundërshtarët”. Kështu ka deklaruar trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç, në ditën e fundit para finales të Kupës së Botës kundër Francës në Moskë.

“Cili është kundërshtari ynë? Nuk na intereson, nuk na interesojnë as traditat, as statistikat, – thotë Daliç, – ato janë bërë për t’u rrëzuar. Ne duam që e gjithë bota të na shikojë të luajmë. Do të jetë një moment të cilin e meritojmë dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme e jetës sonë. Shpresoj që nesër në mbrëmje të ketë 4 milionë kroatë që do të festojnë në rrugë. Ne jemi krenarë për gëzimin që i kemi dhënë popullit kroat. Në Kroaci njerëzit kanë harruar problemet dhe vështirësitë që kanë, duke treguar krenari dhe gëzim”.

Për trajnerin, qëllimi i ekipit është “të tregojë cilësitë e tij dhe për të përfaqësuar kombin në mënyrë sa më dinjitoze, në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Nesër do të jetë ndeshja më e madhe”.

Finalja e madhe e Botërorit RUSI 2018 do të luhet të dielën, më 15 korrik, në orën 17.00.