Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë/ E paralizuara pësoi djegie në duar dhe flokë, detaje nga ngjarja

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë vetëm një dhomë të banesës, ku ndodheshin tre të moshuara të paralizuara, ndërsa vetëm njëra prej tyre është dëmtuar.

Ajo është djegur në dorë dhe në flokë ndërsa zjarri fillimisht ka përfshirë vetëm batanijet e çarçafët. E moshuara është duke u transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar