Fabrika e tullave në Maminas është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, ndërsa në pamjet e siguruara nga Faxweb.al, shihet se zjarri është i përmasave të mëdha.
Si pasojë e flakëve tymi i zi ka përshkruar të gjithë zonën, ndërsa në momentin e rënies së zjarrit burimet bëjnë me dije se brenda në fabrikë kanë qenë 8 persona.
Derimë tani raportohet i lënduar shtetasi Besnik Bojaku, ndërsa nuk konfirmohet nëse ka persona që janë aktualisht brenda fabrikës.
Burime bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule gazi.
Përveç evakuuimit të punonjësve të fabrikës, Policia dhe zjarrfikësit kanë bërë evakuuimin dhe të banorëve të zonës, për shkak se niveli i ndotjes që po çlirohet nga fabrika është shumë i lartë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.