Zjarr në një anije në Kaliforninë Jugore, 34 persona të zhdukur

Pas shpërthimit të zjarrit, sipas zyrtarëve të Rojes Bregdetare, pesë pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga anija që përdorej nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.

Fillimi i shtatorit duket se ka shënuar një sërë fatkeqësish për Shtetet e Bashkuara. Pas sulmit të armatosur me 7 të vrarë në Teksas dhe përmasave ka marrë uragani Dorian, që pritet të godasë furishëm Floridën dhe Karolinën e Jugut, zyrtarët e rojes bregdetare amerikane bëjnë me dije se 34 persona rezultojnë të zhdukur, pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një anije të vogël me polumbarë në brigjet e Kalifornisë jugore.

Siaps mediave lokale, zjarri në anije ka shkaktuar disa të vdekur, por ky lajm nuk është konfirmuar nga zyrtarët.

Pas shpërthimit të zjarrit, sipas zyrtarëve të Rojes Bregdetare, pesë pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga anija që përdorej nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.

Kërkimet për të zhdukurit vijojnë, ndërsa bëhet me dije se pasagjerët po flinin në mjediset e brendshme të anijes, kur zjarri ka shpërthyer të hënën në mëngjes. /VOA