Zjarr në kompleksin në ndërtim në Tiranë, shtullungat e tymin “pushtojnë” qiellin

Një kompleks banimi në ndërtim e sipër është përfshirë nga flakët në zonën e Saukut në kryeqytet.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë objektin, ku siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania shtullingat e tymit kanë përfshirë gjithë zonën.

Burime bëjnë me dije se janë djegur materiale ndërtimi dhe goma. Ndërkohë që pas ndërhyrjes së zjarrfikësve është vënë nën kontroll.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të përfshirjes së godinës nga flakët.