Qëndrimi ynë për referendumin më 30 shtator është se ne jemi për NATO-n dhe për Bashkimin Europian, theksoi sot kryetari i ”Aleancës për shqiptarët”, Zijadin Sela duke e ftuar anëtarësinë e partisë që të votojë në referendum.
“Më 30 shtator shqiptarët nuk do të lejojnë sërish të vendoset muri që do t’i ndajë shqiptarët që jetojnë në Ballkan, në dy anë të ndryshme, siç ka qenë në periudhën prej mbi 50 viteve gjatë komunizmit”, theksoi Sela.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të votojnë në referendum dhe të votojnë pro.
“Çmimi për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nuk duhet të jetë korrupsioni, çmimi për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duhet të jetë transparenca, duhet të jetë nderi dhe duhet të jetë ndërtimi i të ardhmes. Ka alternativë për gjithçka, vetëm për një gjë nuk ka alternativë, e ajo është NATO-ja dhe Unioni”, theksoi kryetari i ”Aleancës për shqiptarët”./