Zhvillohet për 8 minuta seanca plenare, çfarë u votua sot në Parlament

Edhe këtë të enjte seanca plenare u zhvillua mes tensioneve. Krye parlamentarja Lindita Nikolla që në nisje të seancës ka hedhur në votim heqjen nga rendi i ditës projektligjin për amnistinë penale, e cila u votua nga 74 deputetët e Partisë Socialiste.

Ndërkohë deputetët e mazhorancës protestuan duke u rënë bilbilave,e duke mos lejuar zhvillimin e diskutimeve.

Ndonëse zgjati vetëm 8 minuta, ditën e sotme u votuan dy projektligje mjaft të rëndësishme, ai për “Zonat e Mbrojtura” dhe marrëveshja e emigranëve me Italinë.

Projekligji për “Zonat e Mbrojtura”, u miratua me 74 votat e deputetëve socialistë, ndërsa marrëveshja për emigrantët u miratua me 77 vota, pasi 3 deputetë të PDIU bashkuan votat me socialistët.