Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj janë tre gjyqtarët në garë për të drejtuar Gjykatën Kushtetuese.
Tre kanidatët do të paraqesin këtë të mërkurë platformat e tyre përpara Mbledhjes së Gjyqtarëve, nga ku do të zgjidhet dhe kreu i ri i Kushtetsueses
“Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.