Zgjedhjet 2021/ LSI humb një mandat në Berat, PS shkon në 73 mandate në total! Projeksionet e fundit

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin...

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.

Procesi i votimit kryesisht vijon i qetë, përveç një incidenti të ndodhur dje në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 670,464 vota, e pasuar nga PD-AN me 540,023, PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

LSI deri më tani ka marrë 94,736 vota, kurse PSD 30,951.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4653.

Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73.485 të pavlefshme, ndërsa 611 kuti janë ende për tu numëruar.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, një ditë më parë duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument.