Zemra e popullit turk me ushtarët e tyre në Idlib

Përderisa operacioni "Mburoja e Pranverës" fuqishëm vazhdon, populli turk në mënyrë të fuqishme e mbështet operacionin

Pas operacionit “Mburoja e Pranverës”, të cilën Forcat e Armatosura Turke (TSK) filluan pas sulmit të ndodhur më 27 shkurt në Idlib, me qëllim të stabilizimit të rajonit dhe parandalimin e dramës humanitare, populli turk i bashkoi zemrat, raporton Anadolu Agency (AA).

Përderisa operacioni fuqishëm vazhdon, populli turk në mënyrë të fuqishme e mbështet operacionin.

Përveç mesazheve mbështetëse nga të gjitha sferat e jetës, organizohen edhe aktivitete të ndryshme për ushtarët turq.

Ditë më parë në mbarë vendin u lexuan lutje pas namazit të sabahut, që të përfundojë me sukses operacioni “Mburoja e Pranverës”.

Shumë personazhe nga bota e artit dhe sportit publikuan mesazhe mbështetjeje nga rrjetet sociale për operacionin, sportistët përdorën “përshëndetjen ushtarake” në mbështetje të ushtarëve pjesëmarrës në operacion.

Aplikime vullnetare për në ushtri

Menjëherë pas fillimit të operacionit “Mburoja e Pranverës”, shumë shtetas turq aplikuan për detyrë vullnetare në ushtri nëpërmjet Qendrës Presidenciale të Komunikimit (CIMER).

Për të dhënë mbështetje operacionit gati në gjithë qytetet e vendit u organizuan marshime me flamuj të Turqisë.

Studentët në konviktet universitare të disa qytete me anë të dritave të dhomave të tyre performuan mesazhet si “TSK”, “Pranverë” dhe “Mburoja e Pranverës”.

Ndërsa studentët e Akademisë së Policisë, ushtarët e martirizuar në Idlib, i përkujtuan me video të përgatitur special për ta.

Operacioni “Mburoja e Pranverës” ashtu siç brenda Turqisë edhe jashtë vendit mori mbështetje të madhe.