Zëdhënësi i Presidentit ironizon Ballën

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, ka ironizuar deklaratën e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, se asnjë nga kandidaturat e propozuara nga Ilir Meta nuk janë të përshtatshme për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Blushi thotë se këto kandidatura nuk janë të përshtatshme pasi nuk janë dënuar për trafik droge apo prostitucion,shkruan Top Channel.

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash. Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”, shprehet Blushi.

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar të gjitha kandidaturat që janë propozuar deri më tani nga Presidenti për KLSH-në.