Zëdhënësi i AK Partisë, Çelik: Nuk lejojmë që në ujërat tona të luhen lojëra politike

"Nuk lejojmë që në ujërat tona të luhen lojëra politike. Ai që flet në bazë të të drejtës dhe ligjit me Turqinë fiton. Ai që flet me gjuhën e kërcënimit me Turqinë humbet. Pikë", tha Çelik...

Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik ka deklaruar se “Nuk do të tolerojmë asnjë pikë uji në ujërat tona. Nuk lejojmë që në ujërat tona (Mavi Vatan) të luhen lojëra politike”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter, Çelik ka vënë në dukje se “teatri grek” në Mesdheun Lindor” nuk është asgjë tjetër përveçse paligjshmëri dhe llastim ndërsa kërcënimi fracez që i shtohet kësaj situate është jo-seriozitet.

Ai tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë figurante e këtij teatri politik.

“Ajo që Greqia kupton nga diplomacia është që llastimin e saj ta bëjë politikë evropiane. Ndërsa qeveria e Macron-it po përpiqet që me fjalët e tepërta në Mesdhe të mbulojë dështimin e saj në çdo çështje. Nuk ka politikë nga treshja e kapadaiut, solidarizimit të lagjes dhe llastimit. Nuk do të tolerojmë asnjë pikë uji në ujërat tona. Nuk lejojmë që në ujërat tona të luhen lojëra politike. Ai që flet në bazë të të drejtës dhe ligjit me Turqinë fiton. Ai që flet me gjuhën e kërcënimit me Turqinë humbet. Pikë”, tha Çelik.