“Zbutet” moti në Shqipëri, fundjava me shi dhe dëborë

I ftohti i javës që po lëmë pas shumë shpejt do t’ia lërë vendin reshjeve të shiut, por edhe rritjes së  temperaturave.

Metereologët parashikojnë që në fundjavë të kemi vranësira thuajse në të gjithë vendin.

“Nga orët e mesditës dhe pasdites pritet që vranësirat të shtohen, duke sjellë reshje afatshkurta dhe të pakta në zonat qëndrore dhe jugore, ndërsa në zonat e kufirit lindor pritet që reshjet të shfaqen në formën e reshjeve të dëborës”.

Prej së hënës temperaturat do të rriten gradualisht.

“Nga e hëna në vijim pritet që kushtet të përmirësohen, duke sjellë kthjellime në territorin shqiptar”.

Për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave, në qendrat mjekësore të vendit u regjistrua dhe një numër i shtuar të vizitave me virozën e gripit./oranews