Zbrazen qytetet, policia me ‘dorë të hekurt’

Të paktë janë qytetarët që për arsye të ndryshme nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit të qarkullimit...

Pas orës dhjetë të mëngjesit, Elbasani ka qenë i zbrazur.

Të paktë janë qytetarët që për arsye të ndryshme nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit të qarkullimit. Policia ndërkohë deri në mesditë kishte bërë 8 procesverbale konstatimi për shkelësit.

Edhe në Fier, deri në mesditë ishin shoqëruar 6 persona në mjediset e komisariatit, ndërsa janë dënuar me masë 10 mije lekë rreth 10 qytetarë, kryesisht këmbësorë. Ata shkelën vendimin që ndalon lëvizjen e qytetarëve jashtë fashes së orarit që lejohet levizja 06:00-10:00, raporton Top Channel.

Ora dhjetë boshatisi dhe Lushnjën. Sheshi qendror, pedonalja dhe lulishtja e qytetit nuk kishte qytetarë, përveç policisë bashkiake. Por problematike mbeten lagjet periferike, ku policia po ushtron kontrolle.

Beratasit u izoluan në shtëpi pas orës 10. Në rrugë janë të pakta makinat në qarkullim dhe janë kryesisht ambulancat, policia dhe automjtete që furnizojnë marketet dhe dyqanet ushqimore. Në Bulqize është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar qytetaret nga qendra e Bulqizes, pas orës 10. Po ashtu edhe për mbylljen e bizneseve. Burime pranë policisë bëjnë me dije se gjate tre ditëve te fundit janë gjobitur disa biznese, si dhe janë gjobitur drejtues te automjeteve deri ne bllokim te automjeteve