Zaev: Nuk e dimë nëse Gruevski është në arrati ose jo

Zaev, po ashtu theksoi se nuk mund të locojë përgjegjësi meqë të gjitha institucionet kanë vepruar ashtu sikur është vepruar deri më tani dhe siç është vepruar ndaj çdo qytetari

 Fillimisht nuk e dimë nëse Nikolla Gruevski është në arrati ose jo, duhet ta vërtetojmë këtë, ta konstatojmë, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në një pyetje gazetareske pas Konferencës së dytë buxhetore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zaev, po ashtu theksoi se nuk mund të locojë përgjegjësi meqë të gjitha institucionet kanë vepruar ashtu sikur është vepruar deri më tani dhe siç është vepruar ndaj çdo qytetari.

“Gjykata zakonisht kur është e premte për të dorëzuar aktin për vuajtje të dënimit me burg, e lë që të kalojë fundjava dhe këtë për të gjithë qytetarët e bën të hënën. Dhe, gjykata e bëri atë të hënën”, tha Zaev.

Zaev theksoi se tërë ky proces do të kalojë në kuadër të normales.

“Me këtë rast besoj se të gjithë e kanë të qartë, përfshirë edhe Zaevin edhe Gruevskin, ose kushdo qoftë në shtet, se gjithçka është fshat global. Ashtu që duhet të qëndrojë ballë para përgjegjësisë dhe besoj se kemi arsye të shpresojmë se e gjithë kjo do të jetë një proces në kuadër të normales, në kuadër të të drejtave të njeriut dhe në kuadër të përgjegjësive që çdo qytetar i ka para institucioneve të sistemit”, shtoi Zaev.

Ndërkohë, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili kohë më parë u dënua me dy vjet burg dhe që duhej të vuante dënimin në profilin e tij në Facebook shkroi sot se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

“Gjatë disa ditëve të fundit mora shumë kërcënime mbi jetën time. Unë tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze. Çdo herë do të mbetem besnik i kauzës së Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të heq dorë”, shkruan në profilin e tij zyrtar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Policia që nga mbrëmë nuk mund ta loconte Gruevskin për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej dy vjet për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë euro.

Në këtë rast Gjykata e dënoi edhe ish-ndihmës ministrin e Punëve të Brendshme Gjoko Popovski me 6.5 vite burg si dhe ish-ministren e Punëve të Brendhsme me 6.5 vite burg.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) kundër ish-kryeministrit Gruevski ka ngritur gjithsej 4 aktpadi për raste që dalin nga materialet e përgjuara.

Kujtojmë se dje ndaj Gruevskit ishte shpallur fletëarrest kombëtar.