Yuri Kim për marrëveshjen Kosovë-Serbi: “Hap i madh për paqen dhe prosperitetin në Ballkan”

Ajo e konsideron një hap të madh për prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo e konsideron një hap të madh për prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.

“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor: “Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh.”, shkruan ajo në rrjetet sociale./CNA.al