Yuri Kim merr detyrën e rëndësishme në DASH pas largimit nga Shqipëria

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. Kjo është detyra më e rëndësishme në DASH pas sekretarit të Shtetit. Kim është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10…

yuri kim

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane.

Kjo është detyra më e rëndësishme në DASH pas sekretarit të Shtetit.

Kim është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

David Kontelancik do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim në Shqipëri.