YPG/PKK po kthen me shkëmbime anëtarët e DEASH-it

YPG/PKK, po kryen marrëveshje me organizatën DEASH për të rikthyer anëtarët e saj të kapur gjatë operacioneve në Rakka dhe Dejrizor

 Pretendohet se organizata terroriste YPG/PKK ka bërë marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me DEASH-in dhe se anëtarët e huaj të DEASH-it dhe familjarët e tyre janë ridërguar në territoret në pushtimin e organizatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në gazetën britanike “Telegraph” mësohet se YPG/PKK, po kryen marrëveshje me organizatën DEASH për të rikthyer anëtarët e saj të kapur gjatë operacioneve në Rakka dhe Dejrizor.

Në lajm thuhet se në mesin e terroristëve që i janë rikthyer DEASH-it ndodhen shtetas francez dhe gjerman dhe se aktualisht YPG/PKK ka edhe 3 shtetas britanikë të cilët mund të kthehen në Britani pas një marrëveshjeje që mund të kryhet në të ardhmen.

Sipas lajmit të gazetës theksohet se YPG/PKK dhe DEASH deri më tani kanë bërë 3 marrëveshje për shkëmbimin e terroristëve dhe familjeve të tyre.

Në një shkëmbim të bërë në muajin shkurt YPG/PKK i dorëzoi DEASH-it rreth 200 terroristë nga të cilët shumica e tyre çeçenë dhe arabë si dhe disa francezë dhe gjermanë.

Ndërsa në shkëmbimin e kryer në muajin prill iu dorëzuan 40 persona nga të cilët rreth 15 prej tyre terroristë dhe gra e fëmijë, të cilët ishin shtetas maroken, francezë, belgë dhe holandezë.

Gjithashtu edhe organizata terroriste DEASH i ka kthyer anëtarët e YPG/PKK-së që kishte kapur në konfliktet e zhvilluara në Dejrizor.

Në lajm thuhet më tej se pas negociatave të vështira mes dy organizatave terroriste janë vrarë edhe 4 nga 15 ndërmjetësuesit. “Telegraph” në lajmin e saj ka theksuar se ka arritur të kontaktojë anëtarët e YPG/PKK-së që përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS), por nuk ka mundur të marrë përgjigje prej tyre. Po ashtu gazeta ka shtuar se SHBA-ja e cila mbështet organizatën nuk ka dijeni për këto shkëmbime.