YPG/PKK, me skandalin në OKB, pranoi se ka rekrutuar fëmijë në luftë

Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ka nënshkruar një Plan Aksional me organizatën terroriste YPG/PKK

Organizata terroriste YPG/PKK, me nënshkrimin e Planit Aksional për ndalimin e rekrutimit të fëmijëve, të cilin e realizoi me Kombet e Bashkuara (OKB), pranoi se ka kryer krim lufte, raporton Anadolu Agency (AA).

YPG/PKK, e cila përdor emrin SDF, doli në pah se dje me Virgina Gamba, përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në lidhje me fëmijët në përleshjet e armatosura, kanë nënshkruar një Plan Aksional në Zyrën e OKB-së në Gjenevë për ndalimin e rekrutimit të fëmijëve.

Organizata terroriste YPG/PKK, e cila njihet se një kohë të gjatë ka rekrutuar fëmijë të moshës 11-16 vjeç, me anë të marrëveshjes skandaloze theu heshtjen në lidhje me çështjen dhe për herë të parë e pranoi situatën.

Gjatë Operacionit Dega e Ullirit ishin publikuar fotografitë e fëmijëve luftëtarë

Çështja të cilën organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë sjell shumë herë në rend dite, ishte dokumentuar edhe nga ana e AA-së.

AA kishte publikuar fotografitë e fëmijëve luftëtarë të cilat ishin gjetur nëpër fotoaparatet e konfiskuara të terroristëve të neutralizuar në Afrin gjatë operacionit “Dega e Ullirit”.

Gjithashtu, më 22 mars të vitit 2018, gjatë operacionit në Afrin, AA filmoi kampet stërvitore ku YPG/PKK kishte kryer stërvitjen e fëmijëve, të cilat ishin shkatërruar gjatë sulmeve ajrore.

Më pastaj ishte identifikuar se kampi i shkatërruar ka qenë qendër e stërvitjes së fëmijëve të moshës 13-17-vjeçare.

Më tutje, ishte mësuar se Yasemin Arif, vajza 17-vjeçare e rekrutuar me forcë kur ka qenë 14-vjeçare, kishte humbur jetën më 22 tetor 2018 në përleshjet në Dejrizor.

Krim lufte

Konventat e Gjenevës për Mbrojtjen e Civilëve në kohën e Luftës e vitit 1949, ndalojnë përdorimin e fëmijëve si ushtarë.

Çështja e “ushtarëve fëmijë” në konventat në fjalë, trajtohet në kuadër të mbrojtjes speciale të personave të moshës nën 15 vjeç. Si shtesë e këtyre konventave, në Protokollin nr. 1 mbi Mbrojtjen e Viktimave të Konflikteve të Armatosura Ndërkombëtare, thuhet se “fëmijët që nuk kanë arritur moshën 15-vjeçare nuk duhet të jenë palë e sjelljeve armiqësore dhe veçanërisht të mos marrin pjesë në forcat e armatosura”.

Ky krim, të cilin organizata terroriste e kryen për arsye se mundohet të plotësojë me fëmijë mungesën e anëtarëve që i humb, shpeshherë diskutohet nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Sipas OKB-së, YPG/PKK në vitin 2017 ka rekrutuar nëpër kampe duke i ndarë ato nga familjet e tyre të paktën 224 fëmijë, prej cilave 72 femra, ndërsa ky numër në vitin 2018 është rritur për pesë herë.

YPG/PKK, duke i mashtruar ose forcuar familjet që kanë probleme ekonomike, i ndajnë fëmijët e moshës 11-16-vjeçare nga familjet e tyre dhe i dërgojnë në kampet në fjalë të stërvitjes dhe më pas nuk i lejojnë të takohen me familjet.