YPG/PKK mbyll shkollat e asirianëve në Siri

YPG/PKK mbylli shkollat me arsyetim se nuk zbatohej plan programi i organizatës dhe nuk kanë pasur licenca

 Organizata terroriste YPG/PKK, filloi të mbyll edhe shkollat e asirianëve në rajonet të cilat ka okupuar në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytezat Dirik dhe Dirbesiye të Qamishlo, në verilindje të Sirisë, e cila gjendet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK, janë mbyllur shkollat e asirianëve.

YPG/PKK mbylli shkollat me arsyetim se nuk zbatohej plan programi i organizatës dhe nuk kanë pasur licenca.

Ndërsa Komuniteti Diplomatik Asirian, në njoftimin e bërë nga rrjetet sociale duke e dënuar organizatën terroriste, këtë akt e përshkruan si shtypje ndaj asirianëve. “YPG me plan programin ideologjik bën goditje ndaj arsimit”, thuhet në njoftim.

Organizata terroriste që tre vite është duke i indoktrinuar nxënësit e shkollave të rajoneve të cilat i ka okupuar me pikëpamjet militariste të bazuara në përkatësi etnike.

Ndërkohë prindërit të cilët dëshirojnë t’i largojnë fëmijët e tyre nga propaganda e organizatës terroriste janë duke shkuar në shkolla private. Por organizata terroriste është duke bërë presion edhe ndaj këtyre shkollave duke i kërcënuar me mbyllje.