​Xhaka e Shaqiri pritet të udhëheqin Zvicrën kundër Serbisë

Kryendeshja e ditës së sotme do të zhvillohet në orën 20:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “974” në të cilin përballen Serbia me Kombëtaren e Zvicrës.

Zvicra synon sot fitoren me çdo kusht kundër Serbisë, fitore kjo e cila do t’i siguronte kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton KosovaPress.

Dyshja, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet që sot t’i udhëheqin “Helvetikët” drejt fitores kundër serbëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë Botëror, Zvicra pësoi humbje 1:0 nga Brazili, kurse Serbia barazoi 3:3 me Kamerunin.

Momentalisht të dy kombëtaret i ndajnë vetëm dy pikë në Grupin G, ku Zvicra zë vendin e dytë me tre pikë, krahas Serbisë që renditet në vendin e fundit me një pikë.