Vuçiç në telashe, armët serbe në duart e xhihadistëve

Çështja e eksportit të armëve serbe, që përmes ndërmjetësuesve përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste islamike në Jemen, është riaktualizuar pas shkrimeve të portalit “Arms Watch”.

Çështja e eksportit të armëve serbe, që përmes ndërmjetësuesve përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste islamike në Jemen, është riaktualizuar pas shkrimeve të portalit “Arms Watch”.

Mediat në Serbi kanë kohë që shkruajnë për këtë temë duke nënvizuar se është rritur numri i blerësve të armëve serbe në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore.

Madje ato kanë përmendur edhe emra konkretë, si p.sh. Branko Stefanovic, babai i Ministrit të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic. Kjo sipas tyre, bën që autoritetet të përpiqen të fshehin gjurmët e këtyre bizneseve,shkruan Top Channel.

“Zyrtarisht”,- thotë DW – “Serbia shet armë vetëm për vendet që kanë leje ndërkombëtare për blerje dhe nuk janë nën sanksione, por ekspertët paralajmërojnë se këto armë po përfundojnë në duart e grupeve të armatosura që shkelin të drejtat e njeriut. Kjo tregti përbën një shkelje të rëndë të ligjeve ndërkombëtare”.

Portali “Arms Watch“ ka bërë të ditur se pas publikimit të informacioneve për armët serbe, ai është kthyer në një objektiv të sulmeve të hakerëve nga Serbia. Blerësit zyrtarë të armëve nga Serbia dhe Evropa Lindore janë në veçanti pas fillimit të konflikteve në Siri në vitin 2012 – Arabia Saudite, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

E ndërsa mediat serbe flasin për afera të shumta të krerëve të partisë së presidentit Aleksander Vucic, vetë ky i fundit, i quan ato “Budallallëqe”.